Xheneta Fetahu dhe Xuxi janë dy ndër banorët e “Big Brother Vip” të cilët kanë shpesh mosmarrëveshje dhe përplasje me njëri-tjetrin.
Pas spektalit të së hënës, debati mes dy konkurrentëve degradoi duke përfshirë edhe familjet.
Në video Xheneta dëgjohet t’i thotë Xuxit se merret me fjalë fëmijësh ndërsa ky i fundit i përmend të ëmën.
“Po çfarë nëne, ty të ka lënë nëna prej kohësh. E përmend nënën, nëna e ka lënë kur ka qenë 1 vjeç. Çfarë nëne kur nuk e ka dashur fëmijën e vetë, ç’ti thuash nënë”, tha Xuxi ndërsa shtoi: “E ka nënën në Suedi dhe nuk shkon me e pa fëmijën e vet, çfarë familje e degjeneruar. Vet më ka treguar, ka thënë nuk dua ta shoh kurrë me sy”.