Në mes të thashethemeve të fundit që flasin për një ndarje të mundshme mes Meritonit dhe Ilnisës, një veprim i fundit i Meritonit ka hedhur poshtë çdo spekulim.
Edhe pse përflitej për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se ata vijojnë të mbështesin njëri-tjetrin me shumë përkushtim.
Meritoni së fundmi ka publikuar në “story” një video ku promovon emisionin e ri të Ilnisës në “Top Channel”.
Ilnisa e ripostoi këtë story, duke e shoqëruar me një zemër të bardhë, çka la të kuptohet se mes tyre vazhdon të ekzistojë një marrëdhënie e fortë dhe mbështetëse.