Ish partnerja e Mevlan Shabës, Livia Brunga, ka reaguar në rrjete sociale menjëherë pas surprizës për Mevlanin nga partnerja e tij, e cila i dha lajmin e ëmbël se do të bëhet baba.
Livia ka dhënë deklaratën shokuese në rrjete sociale, ku ka treguar se deri natën që është bërë pjesë e shtëpisë, Mevlani e ka kontaktuar duke i thënë se e donte, e madje i ka shkuar edhe në shtëpi, sipas asaj që thotë Livia.
Ajo gjithashtu e ka faktuar deklaratën e saj përmes një foto ku shfaqej Mevlani me të njëjtën veshje me të cilën ka hyrë në shtëpi, ndërsa kanë qenë duke folur së bashku.
“Unë sot shpëtova”, ka qenë shkrimi në Instastory që shoqëron deklaratën e saj.
Livia nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka bërë një tjetër postim ku shkruan:
“Skam nda as nje her me ju nje pjes teme te “kompleksuar”, dhe pse gjitha fjalet dhe mendimet i kam te bllokume ne stomak, dy fjal du t’i shpenzoj. Shume her kam hesht, kam preferu me rujt shume gjana, dhe ndonjeher nuk ja kam dal me se miri, nga koka e nxeht dhe pak nga ndjenjat. Sa naive! Nuk me ka interesu kurr fama, por jam nga ato vajzat qe di te vej ftyren per gjanat qe vet ka vendos te percjell publikisht.
E verteta esht qe jam ne shock, e pranoj! Jam ne shock sepse kam vu ne dyshim fjalet e njerzve te afert para njeriut qe doja, deri ne piken qe kam vu ne dyshim dhe vedin tem.
Cfar gabimi te madh! Por nuk jam ktu per nje mesazh “viktimizimi”, jam e fort, dhe pse skam ra kurr kaq posht!
Un jam ktu sepse du ti drejtohem vajzave qe shpesh her ulin koken dhe normalizojn do sjellje qe ne fund te fundit nuk i bejn te ndjehen mire, duke shkel intuiten e tyre, respektin per vete dhe gjitha kto per hir te dashuris. Ta dini ju, dashuria, ajo e verteta, nuk genjen, nuk te largon dhe te merr kur ti teket, ajo kurr nuk te mashtron!
Dashuria e vertet te prek me dur te pastra, te pergjigjet dhe ka pergjetesi. Dashuria e vertet kerkon pjekuri, bashkpunim, shpesh her llogjik dhe mirekuptim.
Dashuria e vertet nuk ka egoizem dhe nuk te shkel me kemb, don qe ti te shkelqesh, ashtu sic syt kur takohen. Flet me “ne” dhe jo me “un”. Sot mbyllet nje kapitull aq i rendesishem sa i veshtir per mu. kot me ba si “njishe” sidomos para gjitha kto genjeshtra qe degjova sot qe me ran ne kok si rrufe.
Do kisha aq gjera per te than, por e kam ul vedin mjaftushem per dike qe ne fund te dites, nuk ja vlejti, me plot goj mund te them qe nuk ja vlejti as pak,
Falimners per gjitha mesazhet qe po me shkruni, po ju lexoj nje nga nje! Jam aq mirnjohese!
Jeni me te shtrenjt ju qe nuk me njihni nga afer, se kush me ka than “te dua”deri vone. (dhe shyqyr dini me ba dhe ju ca llogari ne lidhje me kohen) Te jet nje msim per gjitha vajzat, nuk jeni te gabuara, thjesht po mundohen t’ju a mbushin mendjen per me ju manipolu.
Livia (sot me pak naive) Brunga.”