Jul Deda publikoi disa ditë më parë një video në rrjetet sociale, ku indirekt ia drejtonte kolegut të tij, Ermal Mamaqi.
Në video, Deda u shfaq mjaft i revoltuar teksa kritikonte trajnimet e Ermalit, duke thënë se i janë shpifur mentorët, të cilët sipas tij janë shtuar shumë dhe se të bëjnë thjesht lavazh truri.
Mirëpo një reagim ka ardhur nga Ermal Mamaqi. Teksa ka shpërndarë si fillim videon e Julit, aktori thotë:
“E bëj këtë video për ty, Jul, sepse të vlerësoj shumë. Më vjen mirë që je rritur në karrierë dhe që ke marrë këtë pozicion në TCH; e bën shumë mirë, më pëlqen. Të vlerësoj, sepse dikur kemi qenë shokë të ngushtë dhe ti e di që kemi shumë vite që ose nuk flasim ose flasim shumë pak. Jam mërzitur me ty, dhe ti e di arsyen. Sepse ti vazhdon të postosh video ku flet në përgjithësi për mentorët, me fjalë fyese. Por që duket se mi drejton mua. Ndërsa ti, me të drejtë, je mërzitur me mua sepse në BBV erdhi një mesazh që fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin, dhe për më tepër kishte emrin tim. Nuk e kisha idenë fare për këtë. Bëra një video sqaruese më pas dhe betohem që nuk e kam bërë unë atë mesazh.“
Më pas, Ermali i bën edhe një propozim aktorit Deda: Krijimi i një projekti në bashkëpunim me Gent Zenelin.
“Po pres përgjigjen tënde“- përfundon Ermali.
Dhe një përgjigje nga ana e Julit erdhi. Me anë të një videoje në Instagram, aktori e pranoi propozimin e Ermalit për një projekt me grupin e tyre të vjetr SHBLSH, ama nga ana tjetër nuk munguan as thumbat në lidhje me trajnimet dhe suksesin e Ermalit.
Juli refuzoi ftesën e Ermalit për të marrë pjesë në trajnimet e tij, ndërsa u shpreh se suksesi i tij është një temë për t’u diskutuar, nëse Ermali ka qenë më i suksesshëm gjatë kohës që bënte humor, apo tani që është pjesë e biznesit.
View this post on Instagram