Një debat me tone të larta ka ndodhur në Big Brother VIP Kosova mes Xheneta Fetahut dhe Sara Kolamit për shkak të detyrës së menaxhimit të lavanderisë, e cila këtë javë i është caktuar Xhenetës.
Tensionet u ngritën kur Sara kritikoi mënyrën se si Xheneta po pastronte një palë atlete, duke e akuzuar për një pastrim jo të plotë.
Debati arriti kulmin kur Xheneta, e irrituar nga komentet e Sarës, vendosi të hakmerrej duke hedhur të gjitha rrobat e Sarës në tokë në dhomën e gjumit.
“Loja e Xhenetës kaq është”, u shpreh Sara, duke theksuar se nuk e konsideron fare Xhenetën në lojë.
Gjesti tentoi të ndërhyjë për të qetësuar situatën, por Xheneta nuk pranoi të tërhiqet, duke e cilësuar veprimin e saj si një reagim të drejtë për fyerjet që ndjeu nga Sara.