E turpshme/ Babai godet me shuplakë 10-vjeçaren në Tiranë sepse…

Një incident i turpshëm është regjistruar në ndeshjen e Taekwondo për fëmijë në Tiranë dje. Trajneri i Kosovës ka goditur me shuplakë të bijën 10-vjeçare pas humbjes ndaj rivales serbe.

Në sallën e ndeshjes trajneri i Kombëtares së Kosovës u pa duke qëlluar të miturën pas humbjes së saj në finale.

Pas ndeshjes ku konkurrentja serbe në Taekwondo, Nina Savic, fitoi medaljen e artë duke mposhtur Valina Fetiun nga Kosova, trajneri Valmir Fetiu e njëkohësisht babai i kësaj të fundit duket teksa tërheq me forcë vajzën nga helmeta.

Vajza bie në dysheme dhe filloi të qante, ndërsa ai më pas e qëllon me shuplakë. Kjo skenë ka ngjallur zemërim dhe reagime të forta në komunitetin sportiv dhe publikun e gjerë.

Sipas mediave rajonale, trajneri është dënuar menjëherë me pezullim për gjashtë muaj nga aktivitetet sportive, si masë ndëshkimore për sjelljen e tij të papranueshme.

Fetiu ka deklaruar se e ka qëlluar të bijën me shpullë për ta qetësuar e jo për ta ndëshkuar e i është kundërpërgjigjur reagimeve duke thënë se askush nuk e do vajzën e tij më shumë se ai.