Një video që përfshin Milaim Zekën po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Në këtë material, Zeka shihet duke ofenduar njërin prej pjesëmarrësve të shtëpisë së “BBVK”.
@fyp1234viral #xhenetabigbrother #bigbrotherkosova #milaimzeka ♬ Originalton – fyp1234viral
Ndërkohë që videoja po tërheq vëmendjen e publikut, Zeka ka reaguar i revoltuar ndërsa shpjegon se pamjet janë montuar dhe fjalët e tij janë keqpërdorur për qëllime të klikimeve.
Ai ka bërë një deklaratë të qartë në rrjetet sociale për të mohuar fjalët që i atribuohen, duke pretenduar se ato janë pjesë e një montazhi të kryer nga persona që synojnë vetëm të marrin më shumë vëmendje. Sipas tij, këto fragmente janë të shkëputura nga momentet e spektaklit Big Brother Vip Kosova 3 dhe kombinohen me fjalë të thëna shumë kohë më parë.
Në postimin e tij, Zeka shpreh keqardhje që po abuzohet me emrin dhe zërin e tij për të shpërndarë mesazhe që nuk i përkasin dhe që nuk ka ndër mend të ofendojë asnjë nga banorët.
Pavarësisht nga imazhi që ka krijuar përmes provokimeve dhe humorit të tij të njohur, Zeka thekson se asnjëherë nuk synon të denigrojë askënd, aq më pak gratë, të cilat thotë se i vlerëson dhe respekton shumë.
Për më tepër, ai informon se çështja tashmë është në duart e autoriteteve ligjore dhe policisë, duke e lënë hetimin në kompetencën e tyre për të zbardhur të vërtetën.
“Sot ka qarkulluar një video nëpër media, ku dal se unë po shaj një prej banoreve. Dua të sqaroj se kjo video është montazh i pastër dhe pjesë e një serie montazhesh që po bëhët për disa klikime më shumë. Është e disata herë që merren pamje të shkurtra nga prime i Big Brother Vip Kosova 3 dhe montohen me një sharje që unë e kam bërë moti. Ajo sharje po ripërdoret sa herë dikush do të marrë vëmendje. Po më vjen keq që po keqpërdoret emri im dhe zëri im, për të dhënë mesazhe që nuk i kam thënë dhe po ju tregoj se nuk e kam ndër mend të shaj kërkënd prej banorëve. Edhe pse unë njihem për provokimet që bëj dhe humorin që kam, nuk e kam asnjëherë me qëllim t’i denigroj figurën dikujt, e aq më pak të një femre që i respektoj deri tek Zoti. Me këtë çështje po merren edhe institucionet e drejtësisë dhe policia”, thotë Zeka në postimin e tij.