Luana Vjollca, një nga personazhet më të dashura dhe aktive në rrjetet sociale, ka zgjuar sërish kureshtjen e ndjekësve me një postim të fundit që duket se ka trazuar internetin.
Pas një pauze nga televizioni, Luana është përqendruar në jetën e saj private, duke ndarë shpesh momente nga përditshmëria dhe pushimet që po shijon jashtë Shqipërisë.
Por, mbrëmë ajo ndau një foto që shkaktoi një “tërmet” të vogël mes ndjekësve. Në postim shihej një mesazh romantik që thoshte thjesht: “Martohesh me mua?”. Ende nuk është e qartë se kujt i drejtohet ky propozim, apo nëse është vërtet për të. Ndjekësit janë në pritj për të mësuar më shumë detaje, ndërkohë që spekulimet kanë filluar të qarkullojnë.
A është ky një moment i vërtetë romantik për moderatoren? Apo thjesht një postim për të shtuar misterin? Vetëm koha do të tregojë nëse ky “propozim” është vërtet për të dhe çfarë do të vijë më pas në jetën e saj sentimentale!