Liam Payne nuk kreu vetëvrasje, sipas prokurorit përgjegjës për çështjen në Argjentinë. Një burim ka thënë për TMZ se prokurori i çështjes ka vendosur zyrtarisht se Liam nuk ndërroi jetë nga vetëvrasja, duke deklaruar se ishin efektet e drogave që mori ish-anëtari i One Direction te cilat e bene ate të rrëzohej për vdekje nga ballkoni i hotelit CasaSur Palermo 16 tetor.
Nderkohe, të enjten, 3 persona janë arrestuar në këtë rast një punonjëse shtëpie në hotel, një mik i Liamit dhe një tregtar i dyshuar droge kjo pas bastisjeve të shumta të kryera nga policia lokale. Payne, 31 vjeç, vdiq më 16 tetor kur ra nga ballkoni i hotelit “Casa Sur Palermo” në Buenos Aires.
Një person, për të cilin autoritetet thonë se kalonte kohë me Payne çdo ditë gjatë qëndrimit të tij në Buenos Aires, po përballet me akuzën për “braktisjen e një personi që përfundoi tragjikisht,” që parashikon një dënim nga pesë deri në 15 vjet burg, sipas një njoftimi për shtyp nga Prokuroria Kombëtare Penale e Argjentinës.
Dy të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë furnizuar Payne me drogë, përfshirë kokainë dhe po përballen secili me dy vepra të furnizimit me lëndë narkotike. Zyrtarët nuk specifikuan dënimin për këto akuza.
Një nga të akuzuarit për furnizimin me lëndë narkotike ishte punonjës i hotelit, bën me dije prokuroria. Tre personat janë njoftuar për akuzat dhe u është ndaluar largimi nga vendi. Asnjë nga të dyshuarit nuk është identifikuar me emër.
Në njoftim thuhet gjithashtu se Payne “nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm ose po përjetonte një gjendje humbjeje të dukshme të vetëdijes” në momentin e rënies.
“Sipas prokurorisë, kjo situatë përjashton mundësinë e një veprimi të vetëdijshëm apo të qëllimshëm nga ana e viktimës”, thuhet në deklaratë.