Gjatë jetës, të gjithë përjetojmë ndryshime në peshë për arsye të ndryshme, që mund të jenë shëndetësore, ndikim nga medikamentet ose thjesht për faktin se ndihemi rehat me trupin tonë.
Por sado që pesha është personale, komentet si “je shëndoshur” apo “e paske lëshuar veten” janë të zakonshme.
Nuk mund t’i ndalojmë këto komente, por mund të kemi përgjigje që i bëjnë të tjerët të mendojnë dy herë para se të flasin. Ja disa ide:
1. “Po, e di, kam pasqyrë.”
Trupi im është përgjegjësia ime dhe jam shumë e vetëdijshme për çdo ndryshim.
2. “Më hahet një trileçe.”
Shijoj çdo moment pa shumë shqetësime.
3. Buzëqesh dhe shikoje drejt në sy.
Ky është një truk që e bën personin përballë të ndalojë së foluri.
4. “Mirë unë, po ti?”
Shprehu hapur, sidomos nëse komentet janë pa takt.
5. “Po të ha gjë vaktet?”
Të bëjnë komente? Kthejua me të njëjtën pyetje.
6. “Je mirë?”
Një pyetje që tregon se është momenti për të ndalur bisedën.
7. “Ëhë, edhe?”
Thjesht mos e merr seriozisht.
Mos harro: kilogramët nuk përcaktojnë vlerat, inteligjencën apo bukurinë tënde.