Bella Bradford, e njohur në Tik-Tok, ka njoftuar vdekjen e saj në një video të regjistruar më parë dhe të postuar pas ndarjes nga jeta. Videoja e saj e fundit “bëhuni gati me mua” u postua në llogarinë e saj në TikTok më 31 tetor, pas një beteje të gjatë me një formë të rrallë të kancerit. Postimi, i shoqëruar me shkrimin që tregonte se ajo ndërroi jetë më 15 tetor, i preku thellë ndjekësit.
“Unë kam kancer dhe fatkeqësisht, deri tani, jeta ime ka marrë fund dhe unë kam ndërruar jetë,” thotë ajo në fillim të videos 11-minutëshe. “Por dëshiroja të bëja një ‘bëhuni gati me mua’ të fundit, sepse e dua modën dhe më pëlqen t’i krijoj këto video. Faleminderit që më keni ndjekur në këtë udhëtim të bukur. Shpresoj që kurdo që të keni nevojë për një moment gëzimi, t’i riktheheni videove të mia dhe të gjeni pak lumturi.”
@bellabradford0 Bella’s final get ready with me 💛 here’s a message she wrote: Thank you for all your love and support throughout my final stages of life, I am so grateful. Filming these videos truly brought me a sense of puropse in my final few months and also connected me with a very kind community of people. I wish you all a beautiful life and please remeber to live each day with as much significance as the next. What a privilege it is to grow old. Thank you for allowing me to be myself on this platform, I really felt excited each day to jump on here and connect over our shared love of life and fashion. Love always, Bella P.S. these are the brands mentioned in this video for your reference (I still gotta give the ppl what they want 😘😂) @St. Agni @ANINE BING OFFICIAL @One Mile @Class A Jewellers @SARAH & SEBASTIAN @Lucy Folk @Arms Of Eve @asos @Alias Mae @maisonmargielafragrances @MECCA ♬ original sound – Bella Bradford
Në video, Bradford shfaqet e veshur me një fustan pa mëngë, të kombinuar me një triko të bardhë dhe varëse ari, ndër të cilat një ka zinxhir me perlë dhe një varëse me arush. Ajo e përfundoi “veshjen e ditës” me këpucë balerina të zeza, syze dielli dhe një kapelë kafe, duke mbajtur çantën e saj prej lëkure në dorë.
Në fund të videos, ajo shpreh mirënjohjen për ndjekësit që e kanë mbështetur. “Ju falënderoj të gjithëve për këtë udhëtim të çmendur dhe të mrekullueshëm,” thotë ajo. “Shpresoj që të gjithë të keni jetë të bukura dhe të mrekullueshme. Ju uroj më të mirën secilit prej jush.”
Në mbishkrimin e postimit, përmendet se Bradford “ndërroi jetë e qetë, e rrethuar nga njerëzit që donte më shumë” më 15 tetor. Mesazhi i saj i ëmbël në postim pasqyronte përvojën e saj në TikTok dhe dashurinë për ata që e kanë mbështetur gjatë këtij udhëtimi.
Ajo përfundoi videon e saj me fjalët: “Faleminderit që më lejuat të jem vetvetja në këtë platformë; çdo ditë mezi prisja të lidhesha me ju përmes dashurisë sonë të përbashkët për jetën dhe modën.”