Mbrëmjen e djeshme pati dy largime të papritura nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”.
Për thyerje të rregullores, “Vëllai i madh” mori vendimin të skualifikojë nga gara Besfortin dhe Rezartin.
Pas daljes, Rezarti reagoi në Instagram duke ndarë një sërë postimesh me mesazhe mbështetëse nga ndjekësit.
Ai falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe shprehu mirënjohjen e tij përmes një videoje, ku tha: “Ju faleminderit shumë për mbështetjen. Ju dua të gjithëve.”