Video/ Momenti kur tifozi i vjedh Neymarit unazën 15 mijë euro nga gishti

Gjatë ndeshjes së fundit të Al-Hilal kundër Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë, ylli brazilian Neymar përjetoi një incident të papritur.

Ndërsa po largohej nga fusha, tifozët në tribuna përpiqeshin të përshëndeteshin me të. Gjatë kësaj, një tifoz e shfrytëzoi momentin për t’i hequr unazën nga gishti.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur Neymar kuptoi çfarë ndodhi, por reagoi i qetë, duke i hedhur vetëm një vështrim tifozit dhe vazhdoi rrugën. Pas disa orësh, unaza e tij u shfaq për shitje në internet me një çmim prej rreth 15 mijë euro.