Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Amerikës.
Bruna Flamuraj është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.
Autori është shtruar në spital i plagosur, pasi sipas informacioneve të para ka marrë lëndime pas sherrit me të shoqen.
JOQ shkruan se shkak për sherrin mes çiftit ishte bërë xhelozia.
“Kjo është një lagje shumë e qetë. Ne kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është West Side of Worcester,” ka rrëfyer ai.
Deri më tani nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.