Bay T dhe Fero shihen bashkë, ç’po ndodh mes dyshes? (Foto)

Këngëtarja e njohur Bay T ishte një nga banoret e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”.

Bay T u bë pjesë e reality show-t që në natën e parë të spektaklit, megjithatë ajo nuk arriti dot ta fitonte zemrën e publikut me lojën e saj, duke u eliminuar herët nga shtëpia.

Mirëpo pas daljes nga reality show, Bay T është parë së fundmi në shoqërinë e reperit të njohur, Fero Fera.

Nuk dihet se çfarë po ndodh mes dyshes — ndërsa nuk besohet të bëhet fjalë për një projekt muzikor mes tyre, kjo pasi Fero ka hequr dorë prej kohësh nga muzika.