Atilla Kardesh la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ditën e djeshme — 3 ditë pasi ishte bërë pjesë e saj.
Hyrja e Kardesh shkaktoi shumë zhurmë në rrjet, duke nxitur protesta në objektin e “Klan Kosova” dhe reagimin e Ministrisë së Drejtësisë për largimin e tij nga programi.
Mirëpo me t’u larguar nga reality show, ish-banori është përballur me diçka të papritur në rrjetet sociale.
Pavarësisht pretendimeve për dhunë fizike nga ish-partnerja e tij, Drenusha Latifi, Kardesh ka fituar mbi 6 mijë ndjekës në Instagram.
2356 ishte numri i ndjekësve të tij, ndërsa tani ka shkuar në rreth 8900 ndjekës.