Producentja ekzekutive Olsa Muhameti reagoi përmes një postimi në “InstaStory” që shkaktoi shumë diskutime pas largimit të papritur të Atilla Kardesh nga “Big Brother VIP Kosova,”.
Me fjalët “Detyra u përfundua,” Muhameti ngriti shumë pikëpyetje në publik, duke lënë vend për interpretime të ndryshme.
Disa besojnë se ky postim sugjeron se largimi i Atilla ishte një vendim i detyruar nga produksioni, ndërkohë që të tjerë mendojnë se ai u largua me dëshirën e tij, pavarësisht kërkesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës për përjashtimin e tij.