Analisti Lorenc Vangjeli po kryqëzohet në rrjet për një deklaratë të fundit kontraversale të thënë publikisht.
Teksa në studio diskutohej lidhur me spitalin e Onkologjikut dhe pacientët që luftojnë me kancerin, Vangjeli i ka përshkruar këta persona si “të dënuar nga Perëndia me vdekje”.
Më tej, ai shtoi se, pavarësisht vendit ku trajtohen, qoftë në Shqipëri apo jashtë vendit, “fundi i tyre është i dhimbshëm”.
“Tema është shumë e dhimbshme, flasim për njerëz të cilët i ka dënuar Perëndia me vdekje. Që herët a vonë nëse do të kuroheshe në Tiranë, në Nju Jork në Paris, në Berlin apo kudo tjetër fundi i tyre është i dhimbshëm.
Shumica e humbet këtë betejë herët a vonë. Është detyrë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare që të ndihmojë individin. Ka me mijëra dhe qindra drama familjare”, tha ai ndër të tjera.