Raporti mjekësor i publikuar kohët e fundit ka nxitur polemika rreth identitetit gjinor të boksieres algjeriane Imane Khelif, e cila fitoi medaljen e artë në boksin e femrave në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Raporti, i cili është hartuar në qershor 2023 nga ekspertët endokrinologë Soumaya Fedala dhe Jacques Young, u shpërnda nga gazetari francez Djaffar Ait Aoudia në mediat franceze.
Sipas raportit, Khelif ka lindur me “testikuj” dhe një “mikro-penisk.
Raporti shpjegon se boksierja ka lindur me karakteristika të ndërmjetme seksuale, duke përfshirë prani të “gonadeve në kanalet inguinale” (testikuj në abdomen), “një vaginë të verbër” dhe një mikro-penis që përfaqëson hipertrofi të klitorit.
Më tej, raporti zbulon mungesën e mitrës dhe sugjeron se Khelif mund të ketë mungesë të enzimës 5-alfa, një çrregullim që zakonisht prek meshkujt dhe që shkakton zhvillim jo të plotë të organeve seksuale, shpesh duke çuar në identifikim të gabuar gjinor në lindje.
Raporti është përgatitur në bashkëpunim midis Spitalit Kremlin-Bicêtre në Paris dhe Spitalit Mohamed Lamine Debaghine në Algjeri.