Një vatër e gripit të shpendëve ka shpërthyer së fundmi në Mëzez të Tiranës, në një fermë familjare.
Teknologu ushqimor Abdyl Sinani, në një komunikim tha se një pulë me gripin H5N1, dallohet kur ka lot, gusha dhe këmbët i zverdhen, dhe kollitet gjatë tërë kohës.
“Gripi i pulave pati një dëmtim të madh në vitin 2022 në pularitë e vendit tonë. Virusi, ndryshe nga mikroorganizma e tjera, asi nuk ka vaksinë për ta shëruar, por ka vaksinë për të rritur imunitetin. Po nxori gripi i pulave është një dëm shumë i madh sepse i godet dhe i ngordh në vend. Është njoftuar këto ditë nga Ministria e Bujqësisë se ka rënë në Mëzez. Grupi i pulave kuptohet se ka grip, sepse ka lot, gusha i zverdhet dhe të këmbët poshtë dhe gjithmonë kollitet. Tani ka një rregull nëse ka në një kapanon të madh, pula të rregullta dhe ato me grup, dhe detyra e parë e teknologut është që ti ndaj ato sepse grupi i pulave i infekton të gjitha të tjerat. Duhet marrë masa ti fusin në karantinë. Nëse të dyja rastet së bashku, atëherë këtu është një rrezik i madh sepse detyrimisht pulat e të dyja palëve pasi theren, atëherë këta duhet të futen në frigorifer në 4 gradë C dhe puna e parë është që ti bësh analizat mikrobiologjike. Nëse ka virusin H5N1, ai është i rrezikshëm, dhe kur janë të gjalla edhe kur theren”Teknologu ushqimor jep këshilla se si ne mund të dallojmë një pulë të infektuar pa ditur që e kemi blerë të sëmurë.“Puna e parë kur e blejnë duhet ta shohin në ngjyrë, nëse ngjyra është bërë ë hirtë dhe po ta shtypim me gisht dhe gishti futet brenda dhe nuk ka elasticitet brenda, atëherë kuptohet se kjo ka një sëmundje. Dhe një gjë është detyra e parë që pulat do ti çojnë në temperaturë 70- 80 grade C, do preket me dore, por po u prek me dorë, rreziku është i kalimit sepse virusi kalon me prekje, me ajër dhe frymarrje të pulave, përhapet dhe prek atë që e ka prekur. Pra, rreziku për kalimin te njeriut është i lartë, dhe shumë i rrezikshëm edhe për vetë jetën”.