Sonte ka filluar “Prime” i radhës i Big Brother VIP Kosova 3.
Në studio është kthyer edhe Jonida Vokshi, moderatorja e cila “Prime”-in e kaluar mungonte.
Babai i saj u nda nga jeta pak ditë më parë dhe ishte mëse e kuptueshme gjendja e saj shpirtërore.
Ajo sonte shpërtheu në lot dhe pati disa fjalë në hapje të programit.
“Kete dhe çdo dalje timen, ja dedikoj engjëllit tim”, tha ajo dedikuar babait.