Aktivistja Edlira Çepani së fundmi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar sërish për humbjen e bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani.
“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falënderoj Zotin çdo ditë për ty, Gerti im. E falënderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti!
E falënderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë.
Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën time!”, ka shkuar ajo.