Roza Lati ka zgjedhur të bëjë një pushim nga televizioni, duke tërhequr vëmendjen e publikut drejt jetës së saj private.
Me shumë spekulime rreth një romance të re me Xhonatan Islamin, Roza vendosi të ruajë privatësinë dhe të mos zbulojë detaje për momentin, duke u shprehur se ajo do të flasë kur ta ndjejë të përshtatshme.
Në një video të ndarë në rrjetet sociale, Roza sqaroi që ka preferuar të shmangë mediat dhe ftesat për intervista:
“Edhe pse i shmanga mikrofonët dhe nuk doja të prononcohesha, kështu e kam zgjedhur unë këtë periudhë të jetës sime. Kam marrë shumë ftesa për emisione, por nuk është momenti i duhur që të dal të prononcohem. Do të dal kur të jetë momenti i duhur për mua, sepse unë kështu e vendos.”
Ajo gjithashtu tregoi se shpesh është pyetur nga të afërmit dhe të njohurit për këtë periudhë të jetës së saj, por ka zgjedhur të mos i japë shpjegime askujt:
“Nuk dua t’i jap shpjegim njeriu për momentin sepse kur të jetë momenti i duhur, unë di vetë sesi i informoj zemrat e mia. E zgjedh unë kur dua të flas për jetën time.”