Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mbrëmjes së sotme në Borizanë të Krujës.
Një autoveturë ka marrë përpara një tufë me bagëti të imta në rrugën kryesore, duke vrarë shumë prej tyre dhe shkaktuar një dëm ekonomik prej 3 mijë eurosh fermerit që i kishte në pronësi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, ku rreth 15 kokë dele rapotohet se janë vrarë nga përplasja.
Shoferi i mjetit raportohet se nuk ka pësuar lëndime, teksa Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Vetëm pak ditë më parë një tjetër veturë vrau 36 kokë dele në aksin Lushnjë-Fier, duke shkaktuar dëm ekonomik të madh tek pronari i tyre.