Në një intervistë të fundit për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndau disa detaje interesante për marrëdhëniet e saj në botën e muzikës dhe planet për të ardhmen.
Duke treguar për miqësinë e saj të ngushtë me reperin Noizy, Çiljeta e përshkroi atë si një “vëlla të vogël,” me të cilin ka një lidhje të veçantë e të gjatë.
Me humor, ajo shpesh i drejtohet reperit si “kokë madhi i nënës,” duke treguar për afrimitetin dhe dashamirësinë që ndajnë.
Gjithashtu, Çiljeta foli për koleget e saj Ingrit Gjoni dhe Zaimina Vasjari, duke pranuar se përplasjet më të shpeshta i ka me “grifshën e saj,” Ingritin.
Megjithatë, duket se këto mosmarrëveshje janë më shumë të natyrës miqësore dhe ndihmojnë për të mbajtur marrëdhënien e gjallë.
Pjesë nga intervista:
E ruan ende miqësinë me Noizy-n?
“Patjetër, kemi një miqësi të mirë ndër vite. Ai ka qenë si vëllai im i vogël, kështu që gjithmonë i them ‘o kokë madhi i nënës’.”
Me kë zihesh më shpesh, Ingrit apo Zaimina?
“Me Ingritin, grifsha ime. Me të kemi ndonjë përplasje, me Zain jo.”
Kur keni pasur zënkën e fundit me Ingritin?
“Para disa ditësh. U takuam dhe ajo më tha: ‘Më lodhe, më lër të flas njëherë rehat’. Unë qesha, mendova ‘me këtë të merrem tani, pupupu’.”