Romeo Mersini, 29-vjeçari që u bë i njohur si heroi i muajit në Fier pasi shpëtoi një çift të moshuarish nga flakët, është përfshirë në një ngjarje të pazakontë.
Mësohet se sot ai ka rënë në prangat e policisë për shkak të një konflikti familjar me xhaxhain e tij.
Sipas raportimeve, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka përfunduar në dhunë fizike, ku Romeo përdori sende të forta ndaj xhaxhait të tij. Policia ka arrestuar edhe vëllain e Romeos, M. Mersini, 32 vjeç, pasi edhe ai ka goditur të vëllanë në të njëjtin incident.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllanë e tij, shtetasin R. M.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Ngjarja ka habitur komunitetin, duke parë që vetëm pak javë më parë Romeo u vlerësua për aktin e tij të guximshëm.