Të premten reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, u vetëdorëzua në stacionin policor të Pejës ku edhe u ndal për 48 orë.
Mirëpo, ai bëri të ditur para pak minutash se është liruar nga burgu, ku me anë të një InstaStory shkroi: “sapo dola, shihemi sonte….”.
Mësohet se Stresi ka paguar një garanci prej 20 mijë Eurosh.
Të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij.
Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës pas sherrit të ndodhur në një lokal nate në këtë qytet, ku u dhunua personazhi i njohur në Tik Tok Medi Iseni.
Për ngjarjen u arrestua edhe këngëtari i njohur Noizy, si dhe Dj Crax, pjesë e grupit të Noizyt. Të dy ata kanë lënë qelitë.