Në emisionin “Glamour Zone” në Ora News, këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2,” Nita Latifi, ndau mendimin e saj lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Fierit për dënimin e Luiz Ejllit me një vit burg.
Gjatë intervistës, Nita pranoi se kishte dëgjuar për lajmin në rrjet, por nuk ishte plotësisht e sigurt për vërtetësinë e tij. “Shpesh, jo çdo gjë që lexojmë online është e saktë,” tha ajo.
Pas konfirmimit nga prezantuesja se bëhej fjalë për një vendim gjyqësor, Nita tha:
“Domethënë është e vërtetë? Nuk kam folur me të. Thjesht e kam takuar rastësisht në Prishtinë dhe u gëzova shumë që po arrin sukses në muzikë dhe karrierë. Më vjen keq nëse do t’i ndodhë diçka e tillë, sepse një vit burg do t’i kushtonte shumë, e normalisht, askush s’e dëshiron një gjë të tillë”.