Moderatori Alaudin Hamiti mbrëmjen e djeshme u shfaq në skenën e “Big Brother VIP Kosova” pa bashkëprezantuesen e tij, Jonida Vokshi, e cila nuk ishte e pranishme për shkak të një humbjeje të rëndë familjare.
Pak ditë më parë, Jonida përjetoi humbjen e babait të saj, dhe kjo dhimbje e madhe e ka mbajtur larg ekranit për momentin.
Alaudini nisi programin me një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për kolegen e tij, duke u shprehur me fjalë prekëse:
“Jonida ka përjetuar një humbje të rëndë ditët e fundit. Dhimbja është aq e thellë sa fjalët nuk mjaftojnë për ta shprehur. Ne i dërgojmë ngushëllime dhe i themi se mendja dhe zemra jonë janë me të në këtë periudhë të vështirë.”