E trishtë/ Askush nuk del të ndezë një qiri për viktimën e pafajshme në Shkodër (Foto)

Për mbrëmjen e djeshme ishte paralajmëruar një protestë në formë homazhi në qytetin e Shkodrës për viktimat e masakrës së ndodhur dy ditë më parë, ku mbetën të vdekur tre persona dhe një i plagosur — mes tyre një i pafajshëm.

Në posterin e publikuar në rrjetet sociale, theksohej se homazhet do të bëheshin mbrëmjen e djeshme në oren 18:00, ndërkohë që slogani i protestës ishte: “Shkodra i thotë jo krimit”.

Mirëpo pavarësisht paralajmërimit, askush nuk doli të ndezë një qiri për viktimën e pafajshme në Shkodër. Askush nuk doli të protestojë kundër situatës në Shkodër.

Edhe pse ishte njoftuar në rrjetet sociale, “në orën 18:00, një homazh-protestë për ngjarjen e rëndë që ndodhi dje”, askush nuk ka dalë në vendin ku ishte përcaktuar të mblidheshin qytetarët.

Një situatë që lë mjaft për të dëshiruar.