Këngëtari i mirënjohur shkodran Bujar Qamili ka qenë një nga të ftuarit për të kënduar në dasmën e Dafina Zeqirit.
Këtë detaj ai e ka konfirmuar në një intervistë të dhënë së fundmi në emisionin “GPS”.
“Jam i ftuar do i bëj dasmën këngëtares tonë të bukur të shquar sic është Dafina Zeqiri. Ftesa ka qenë nga vet Dafina.
Ka qenë një koicidencë në fakt shumë vite më para më thoshte kur të martohem do të marr ty në dasmë. E unë thosha e tha sa për muhabet por ndodhi me të vërtetë. Më bëri telefon dhe unë sonte jam në dasmën e saj.“, u shpreh ai.
Gazetarja: S’besoj se shkon falas
Bujar Qamili: Ee falas. Po edhe me dash me marr i diçka, Dafina s’e ka problem atë punë.
Si përfundim, Bujar Qamili nuk tha një shifër por e konfirmoi që është një shifër që Dafinës nuk i ka bërë përshtypje.