Kjo është Flutura, nëna e 3 fëmijëve që u vra padrejtësisht mbrëmë

Flutura Basha është 56-vjeçarja që humbi jetën padrejtësisht në atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës.

Ajo ishte duke udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj Bashkimin, kur makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit humbi kontrollin pas një atentati të armatosur. Përplasja ishte fatale për Flutrën, ndërsa bashkëshorti i saj është në spital në gjendje kritike.

Atentati pak metra larg shtëpisë së tyre ndodhi kur ata po ktheheshin nga puna. Bashkimi punon si marangoz, ndërsa bashkëshortja, si nënë e 3 fëmijëve e ndihmonte me punët që kishte.

Familjarët kanë çelur dyert e mortit për 56-vjeçaren që lë jetim 3 fëmijë të mitur dhe bashkëshortin në luftë me jetën.

Atentati ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i politikanit Xhemal Bushati, tregon nivelin e rrezikshëm të dhunës kriminale në vend.

Kjo ngjarje jo vetëm që ka marrë jetën e një gruaje të pafajshme, por gjithashtu ngre shqetësime të mëdha për sigurinë publike dhe ndikimin e krimit të organizuar në jetën e qytetarëve.