Moderatorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në Instagram, duke njoftuar humbjen e të atit.
Në postimin e saj, ajo ka shkruar një mesazh prekës, duke shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje.
“Ma bëre shpirtin copë o ba 💔. Do të të dua deri në frymën time të fundit, deri kur do të takohemi sërish!”, ka shkruar ajo në postim, duke reflektuar dashurinë dhe lidhjen e fortë që kishte me të atin.
Ky lajm ka prekur shumë njerëz, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për Jonidën në këtë moment të vështirë.