Topi i Artë: Votat e Shqipërisë shkaktojnë trazira në rrjet

Ceremonia e ndarjes së çmimit “Topi i Artë” mbrëmë në Paris ka ngjallur polemika dhe reagime të ashpra në rrjet lidhur me mënyrën se si Shqipëria votoi.

Shqipëria vendosi të parin në listë emrin e mesfushorit spanjoll që luan për ekipin anglez, Manchester City, Rodri.

Mirëpo futbollisti që prej shumë pritej si fitues, Vinicius, në listën e Shqipërisë ishte i 8-ti, ndërsa 17-vjeçari Lamine Yamal renditej pas mesfushorit Rodri, pra në vendin e dytë.

“1: Rodri
2: Yamal
3: Carvajal
4: Bellingham
5: Rüdiger
6: Haaland
7: Lautaro
8: Vinicius
9: Mbappe
10: Xhaka”, ishin votat e Shqipërisë për “Topin e Artë”.

Kjo listé nuk është pritur aspak mirë nga mbështetësit e sulmuesit, duke ‘shpërthyer’ në kritika në rrjet.