Marrëdhënia mes Romeos dhe Heidit ka shkaktuar konfuzion te ndjekësit e tyre, sidomos pas vendimit të papritur të Heidit për t’u rikthyer në Itali, duke lënë pas gjithçka që kishte ndërtuar në karrierën e saj në Shqipëri.
Për këtë vendim të papritur të ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, ka ardhur një reagim indirekt nga aktori Romeo Veshaj.
Në “Story-n” e fundit në Instagram, ai shfaqet i prekur, duke kënduar një këngë me fjalët, “Çfarë po bën, ku je duke shkuar zemër”.
Kjo e bën publikun të mendojë se vendimi i Heidit për të larguar nga Shqipëria ka ndikuar në ndjenjat e tij.
Megjithatë, situata mbetet e paqartë, dhe të dy protagonistët nuk kanë dhënë ende ndonjë sqarim të qartë në lidhje me marrëdhënien e tyre.