Ingrid Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga, të cilat kanë një miqësi prej 20 vitesh, kanë pasur disa bashkëpunime të suksesshme në muzikë, si “Puçi puçi” dhe “Mike dhe Rivale”.
Megjithatë, vite më parë, u përhapën fjalë se ato ishin zënë dhe nuk flisnin më me njëra-tjetrën.
Çiljeta ka zbuluar së fundmi në një InstaStory se sherri i tyre ka ndodhur për një arsye tërësisht banale: për një laps sysh. Incidenti ndodhi në vitin 2010 gjatë një qëndrimi në Amerikë.
Ajo tregoi se zënka ka kaluar prej kohësh dhe sot, përveç miqësisë së tyre, tashmë ekziston edhe një lidhje miqësore mes fëmijëve të dy këngëtareve.