Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ish-çiftin e akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Sipas vendimit të fundit, ish-presidenti Ilir Meta është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa Monika Kryemadhi mbetet në “detyrim paraqitjeje”.
Për këtë çështje, në dosje janë përfshirë edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, të cilët janë vendosur në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Pas daljes nga GJKKO, Monika Kryemadhi ka komentuar mbi vendimin dhe situatën, duke e cilësuar të padrejtë dhe të motivuar politikisht.
Ajo u shpreh se Meta ndodhej në burg për çështje që lidhen me akuzat ndaj saj dhe bëri një reflektim për të kaluarën, duke përmendur një episod me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Ajo e përshkroi metodologjinë e përdorur ndaj saj dhe familjes si “të shëmtuar” dhe shprehu vendosmërinë për të vazhduar deri në fund për të arritur drejtësinë.