Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ora dimërore futet në funksion të dielën e fundit të tetorit, që për këtë vit përkon me datën 27 tetor.
Ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrrimi bëhet automatikisht.
Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.
Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.