Janë publikuar pamjet e para nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.
Agjentët e BKH të maskuar kanë rrethuar automjetin ku ndodhej Meta.
Siç ishte lajmëruar, Meta po shkonte drejt selisë së PL-së për të zhvilluar një konferencë për mediat.
Ende nuk dihen akuzat që rëndojnë ndaj Metës, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga SPAK.
Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie dhe për ish-bashkëshorten e Ilir Metës, Monika Kryemadhin. Mësohet se GJKKO ka vendosur masën detyrim paraqitje për Kryemadhin.