E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ditën e sotme ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, e cila zbuloi mjaft detaje nga karriera e saj, mëmësia dhe jo vetëm…
Kiara u surprizua edhe nga babai i saj i cili kishte vendosur që ti shkruante një letër. Pasi e dëgjoi e përlotur letrën të cilën e lexoi Erjona, ish-banorja e shtëpisë së BBV u shpreh se babai i saj është pika e dobët.
Letra e babait:
E dashur Kiara,
Në këtë moment të jetës tënde duam të ta themi se sa krenar ndihemi të gjithë për ty. Nuk mund të harrojmë atë vajzën e vogël që vraponte nëpër shtëpi. Vajzën që mblidhte shoqe dhe zhvillonte sfilata dhe koncerte. Ajo vajza plot ëndrra dhe ambicie. Edhe pse jemi shumë larg fizikisht dua që ta dish që je gjithmonë me ne, në mendje edhe në zemrën tonë. Çdo sukses i yti është një dhuratë për ne. Nuk e vëmë në dyshim që do të arrish çdo synim që i ke vënë vetes sepse e kemi parë forcën dhe vendosmërinë tënde që kur ti ishe shumë e vogël. Jemi krenar për çdo hap që ke marrë dhe për çdo betejë që ti ke fituar. Të shohim në ekran dhe mbushemi me kaq shumë gëzim. Ti e Luizi keni krijuar një lidhje të fortë dhe shumë të bukur. Është e mrekullueshme të shohësh se si po e rritni Lunën, zemrën tonë me kaq shumë dashuri. Ajo është mrekullia vetë, qershia mbi tortë. Na vuri statusin më të bukur, tashmë jemi gjyshër. Na mungon shumë dhe mezi presim që të shihemi sërish. Të dërgojmë përqafime dhe urime për këtë kapitull të ri të jetës suaj.
Babi, Mami dhe Rajan.
View this post on Instagram