Xheneta Fetahu, banorja e sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova, është një 28-vjeçare nga Prishtina, e cila shquhet për bukurinë dhe inteligjencën e saj.
Megjithatë, historia e saj personale e prekëse është ajo që e bën atë të veçantë.
Në një rrëfim emocional, Xheneta ka zbuluar se nëna e saj e braktisi kur ajo ishte vetëm 2 vjeç, dhe për 26 vite nuk e ka parë.
Megjithatë, ajo flet me shumë dashuri për njerkën, të cilën e konsideron si personin më të rëndësishëm në jetën e saj, duke treguar sa shumë ka ndikuar kjo lidhje në formimin e saj si person.
Kjo nuk është vështirësia e vetme që Xheneta ka kaluar. Ajo kishte menduar se kishte gjetur dashurinë e jetës, por lidhja e saj me ish të fejuarin përfundoi tragjikisht kur ai ushtroi dhunë ndaj saj. Pavarësisht të gjitha këtyre sfidave, Xheneta qëndron e fortë dhe e vendosur për të ndërtuar një jetë më të mirë.
Tani që është pjesë e BBVK, ajo do të tregojë anët e saj më të thella dhe përvojat që e kanë formuar në njeriun që është sot.