Ka nisur pak minuta më parë sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova” nën drejtimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
Në karriget e opinionistëve janë ulur Milaim Zeka dhe Olta Gixhari.
Ndërsa tashmë është prezantuar edhe banorja e parë, zyrtarisht, e këtij sezoni të ri dhe ajo është Rovena Stefa.
Këngëtarja është banorja e parë e BBVK3. “E fitoftë kush e meriton”, tha ajo, duke u nisur menjëherë drejt studios.