Pas një periudhe të gjatë të distancuar, Sara Hoxha është gati për një rikthim në ekran.
Përflitet shumë për ndarjen e saj me reperin Ledri Vula, por deri më tani, Sara nuk ka komentuar rreth këtyre thashethemeve. Përkundrazi, ajo duket e përqendruar te vajza e saj, karriera në modë dhe ambiciet e saj në aktrim.
Këtë të diel, Sara do të jetë e ftuar speciale në emisionin e humorit “Portokalli”. Aty pritet të shfaqë talentin e saj në aktrim dhe, me siguri, do të ketë disa batuta rreth lidhjes së saj të shumëpërfolur me Ledrin.
Fansat janë kuriozë të shohin se çfarë roli do të luajë Sara dhe çfarë do të sjellë në ekran.