“Big Brother Vip Kosova” është tashmë shumë afër startimin të sezonit të tretë.
Versioni kosovar i reality show-t më të ndjekur është vetëm 1 ditë larg dhe starton mbrëmjen e nesërme më 18 tetor.
Revista ‘Kosovarja’ ka siguruar pak më parë një foto nga dhoma e rrëfimit, aty ku do të ndodhë gjithçka, e sigurisht edhe këtë herë është në ngjyrë të kuqe.
Ky sezon i tretë i BBVK vjen me risi e një prej tyre është edhe pozicioni i producentes Olsa Muhameti si drejtore ekzekutive në këtë format.
Një tjetër suprizë është edhe aktorja Olta Gixhari, e cila do të jetë opinioniste krah gazetarit Milaim Zeka.