Aktori i mirënjohur Agron Llakaj ka startuar spektaklin e tij të ri, “PaPare Najt”, më 12 tetor.
Megjithëse ka kaluar kohë dhe Llakaj vazhdon të ecë përpara në karrierën e tij, humbja e bashkëshortes së ndjerë e shoqëron çdo ditë.
Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ai shprehet se ky është show-i i parë që nis pa bashkëshorten e tij të dashur, Kostandinën, duke përshkruar ndjesinë e mungesës si “ulëritëse”.
“‘PaPare Najt’, show-i i parë që nisa pa ty, Kostandina… ah, sa më mungon ti dhe e qeshura jote… jam dhe s’di ku jam?! Mungesa jote është ulëritëse,” shkruan Llakaj, duke prekur zemrat e ndjekësve të tij.