Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksion “anti-botox” në Tiranë.
Mësohet se në kërkim nga Policia e Shtetit është shpallur administratori i klinikës “Keit”, Skerdilajd Faria.
Mjeku është shpallur në kërkim, së bashku me 2 administratorë të tjerë që injektonin botoksin kontrabandë që futej në Shqipëri nga Mildon Kumaraku.
“Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë adminstratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim,”-bën me dije Policia, e cila i ka identifikuar të gjithë me iniciale.