Pak muaj pasi dhunuan në një lokal modelen Klea Prenga, motrat Mariela dhe Antonela Berisha janë dorëzuar në polici.
Sipas Report Tv ato janë dorëzuar para uniformave blu pasditen e sotme. Dy motrat ishin në kërkim që prej muajit gusht.
Nga ana tjetër pak ditë më parë u bë publike edhe akt ekspertiza mbi dëmet që ka pësuar e reja nga goditjet e forta, ku thuhet se ajo ka pësuar dëmtime të parikuperueshme.