Ndërkohë që ishte pjesë e BBV3, mediat rozë filluan thashethemet se moderatorja bukuroshe, Erjola Doci dhe reperi Azet kishin nisur një lidhje dashurie.
Sa ishte brenda shtëpisë, një video e tyre po qarkullonte në rrjet, ku dyshja shiheshin bashkë në një veturë, gjë që nxiti dyshimet për një romnacë mes tyre.
Mirëpo, së fundmi Erjola ka treguar të vërtetën e kësaj historie. Në një intervistë të fundit të saj, moderatorja ka treguar se personi në video nuk është ajo.
‘’Jo nuk jam unë ajo, vendosni syzet, unë jam një person krejt tjetër’’-ka thënë ajo.