Sara Gjordeni dhe Bardhi janë duke shijuar periudhën më të bukur në jetën e tyre, atë të pritjes së ëmbël.
Çifti po presin ardhjen në jetë të vajzës së tyre, të cilën kanë vendosur ta quajnë Nea. Me rritjen e familjes, rritet edhe kurioziteti për një dasmë të mundshme të çiftit.
E ftuar në programin “E Diela Jonë” nga Ermal Peçi, Sara është pyetur nëse është “martuar në fshehtësi me Bardhin”.
Ish-banorja e BBV iu përgjigj gazetarit se diçka e tillë nuk ka ndodhur duke thënë: “Jo nuk jemi martuar Ermal, t’i do e merrje vesh i pari, pse gënjen”. Më pas Sara foli për planet e dasmës.
Ajo tregoi se Bardhi ka shumë dëshirë të bëjë një dasmë shumë të madhe tradicionale, ashtu si edhe familja e tij dëshiron po njësoj.
Pra, Sara tregoi se planet për dasmë janë bërë dhe dëshira nuk mungon, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.