Sara Gjordeni ka hyrë në muajin e tetë të shtatzënisë së saj dhe rreth datës 20 dhjetor pritet që bebi të vijë në jetë.
Lajmin e dha vetë ish-banorja e “Big Brother VIP” teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e “Goca & Gra”, aty ku foli jo pak për jetën e saj personale.
Sara ndau në studio edhe një koment mjaft të rëndë që një ndjekës i kishte shkruar asaj.
“Urojmë që t’i lexosh të gjitha komentet tona dhe të shqetësohesh aq shumë sa fëmija jot të dalë me probleme”, ishte komenti që Sara kishte marrë nga një ndjekës, ndërsa vajzat e panelit mbetën të shokuara.